Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj
Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj.
Këtë për Klankosova.tv e kanë bërë të ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Nga kjo zyrë kanë shtuar se personi në fjalë është B.K. i lindur në vitin 1945, dhe pati vdekje natyrale.
“Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar, për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, thuhet në njoftim.