“Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në”

“Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre qyteteve që janë pjesë e njësisë zgjedhore 5.

Ahmeti u ka kërkuar mbështetje qytetarëve të Strugës për Frontin Evropian.

“Ky front më 24 prill u përball me opozitën VLEN dhe më 8 maj do të përballemi me VMRO-DPMNE-në. Më 8 maj t’i afrojmë të gjithë në këtë referendum se a do të shkojmë me hapat e duhur drejt anëtarësimit në Evropë apo do të mbetemi tek izolimi, formula është e qartë, do të ecim drejt integrimit apo izolimit. Izolimi nuk na sjellë asnjë dobi”.

“Ne do të kemi një përplasje politike me VMRO-në lidhur me konceptet tona, filozofit tona, por filozofia jonë është më progresivja për shtetin”, tha Ahmeti, kryetar i BDI-së. /rtv21/