Unitedi barazon me Burnleyn, ekipi i Aro Muric shpreson që të mbetet në Premier League

Unitedi barazon me Burnleyn, ekipi i Aro Muric shpreson që të mbetet në Premier League

Manchester United ka barazuar me Burnleyn e portierit kosovar, Aro Muric.

Pavarësisht rasteve të shumta në të dy anët, ndeshja nuk u zhbllokua deri në minutën e 79-të të takimit, ku shënoi Antony për epërsinë 1-0 të United.

Por, Burnley arriti që ta barazonte rezultatin në minutën e 87-të me anë të Amdouni i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, njofton Klankosova.tv.

Me këtë barazim, Unitedit i zbehen shpresat për të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm, ndërsa Burnley ka marrë pikë të vlefshme në garën për të mbetur në ligë.