Leverkusen “kthehet nga vdekja klinike”, barazon në sekondat e fundit

Leverkusen “kthehet nga vdekja klinike”, barazon në sekondat e fundit

Bayer Leverkuseni iu ka shmangur edhe një herë humbjes në çastet e fundit të takimit.

Kjo pasi ekipi i Xabi Alonsos ishte duke u mposhtur 0-2 nga Stuttgarti, ndërsa rezultatin e barazoi në sekondat e fundit të takimit.

Ekipi i parë që kaloi në epërsi ishte Stuttgarti me anë të Fuhrich i cili shënoi në minutën e 47-të takimit, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, rezultatin e dyfishoi Undav 10 minuta më vonë, për ta ngushtuar atë Adli në minutën e 62-të.

Për t’iu shmangur humbjes së parë në këtë sezon u përkujdes Andrich, i cili shënoi në minutën e 97-të të takimit.

Leverkuseni vazhdon ta mbaj vendin e parë si i pamposhtur këtë sezon me 81 pikë, ndërsa Stuttgarti gjendet në vendin e tretë me 64 pikë