Qeveria mban mbledhje: Ndan mjetet për pagesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët nën 16 vjeç

Qeveria mban mbledhje: Ndan mjetet për pagesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët nën 16 vjeç

Qeveria e vendit ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, por është kësaj radhe në mënyrë elektronike. Aty janë marrë disa vendime. Ndër vendimet që spikatë më së shumti është edhe ndarja e mjeteve buxhetore për transferimin e 100 euro në llogari të fëmijëve nën 16 vjet dhe pensionistët.

Po ashtu në Qeveri u votua që një kontigjent i FSK-së në një operacion humanitar.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje Elektronike në cilën ka:

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/128 të datës 16 shkurt 2023.

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/157 të datës 30 gusht 2023.

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/169 të datës 27 tetor 2023.

– Miratuar vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore.

– Ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit.

-Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.

– Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

– Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Çeke.