Ylli dhe Peja masin forcat në gjysmëfinalen e dytë të ‘play-off-it’

Ylli dhe Peja masin forcat në gjysmëfinalen e dytë të ‘play-off-it’

Superliga e Kosovës në basketboll, vjen sonte me gjysmëfinalen e dytë të ‘play-off-it’ ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Pejës.

Garat e ‘play-off-it’ po bëhen gjithnjë më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra po bëjnë ‘luftë’ të zjarrtë në garën për titullin e kampionit.

Dueli i sotëm mes Ylli dhe Pejës pritet të sjellë një ndeshje dramatike. Therandasit fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me kthesa dhe tani Ylli avancon në serinë gjysmëfinale 1:0. Vendasit synojnë të ngritin epërsinë në 2:0 dhe të afrohen më shumë drejt finales, kurse kampionët të barazojnë serinë në 1:1 dhe të rikthejnë epërsinë e terrenit vendas.

Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër luhet të enjten mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.

Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.

Gjysmëfinalet 2

Sot takohen:

19:00 Golden Eagle Ylli – Peja

Të enjten takohen:

19:00 Sigal Prishtina – Trepça