Votimet në veri, Nushi: Dështim shumë i suksesshëm i Qeverisë Kurti
Anëtari i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi, ka folur për organizimin e votimit në veri ku të dielen qytetarët e katër komunave veriore, dhanë verdiktin e tyre rreth largimit ose jo të krerëve të tyre.
Nushi e cilësoi këtë proces si “dështim shumë i suksesshëm i Qeverisë”.
“Qeveria jonë e ka krijuar këtë mekanizëm për serbët lokalë apo popullsinë lokale. Ka bërë thirrje që ky mekanizëm të përdorët, ka qenë një krah tjetër përkatësisht Lista Serbe që ka bërë thirrje për bojkotim total të këtij procesi, rezultati në fund na del siç bëri thirrje Lista Serbe dhe jo siç bëri thirrje Qeveria Kurti”, tha Nushi në Edicionin Special në Klan Kosova.
Ai foli edhe raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.
Për këtë, anëtari i PSD-së tha se raporti paraqet se në Kosovë ka shumë korrupsion.
“Ka korrupsion serioz qeveritar”, theksoi Nushi.