UEFA vendos 18 gjyqtarët për Euro 2024, mes tyre një shqiptar
Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka shpallur 18 gjyqtarë, ekipet e tyre ndihmëse të arbitrave dhe zyrtarët e ndeshjeve VAR si dhe zyrtarët mbështetës të cilët do të jenë në krye të 51 ndeshjeve në UEFA Euro 2024.
Europiani 2024 do zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori – 14 korrikun e këtij viti dhe kombëtarja shqipitare është pjesë e Grupit B me rivalë si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Lista e arbitrave kryesorë:
- Artur Soares Dias (Portugali)
- Jesús Gil Manzano (Spanjë)
- Marco Guida (Itali)
- Istvan Kovacs (Rumani)
- Ivan Kruzliak (Sllovaki)
- François Letexier (France)
- Danny Makkelie (Holandë)
- Szymon Marciniak (Poloni)
- Halil Umut Meler (Turqi)
- Glenn Nyberg (Suedi)
- Michael Oliver (Angli)
- Daniele Orsato (Itali)
- Sandro Schärer (Zvicër)
- Daniel Siebert (Gjermani)
- Anthony Taylor (Angli)
- Clément Turpin (Francë)
- Slavko Vinčić (Slloveni)
- Felix Zëayer (Gjermani)
Ekipet e arbitrave në çdo ndeshje do të përbëhen nga një arbitër, dy ndihmës gjyqtarë, një gjyqtar i katërt, një ndihmës arbitri rezervë në stadium dhe një ekip prej tre zyrtarësh të VAR.
Pjesë e anësorëve do jetë edhe shqiptari Bekim Zogaj. Pasi ka gjykuar në shumë gara ndërkombëtare, tani ai është caktuar për në Euro 2024. Prej vitesh Zogaj është një nga anësorët më të mirë në futbollin e Zvicrës, duke qenë edhe në ndeshjet e Champions League.
Gjyqtari shqiptar, Bekim Zogaj do të jetë arbitër anësor në Kampionatin Evropian që zhvillohet gjatë verës në Gjermani.
Pasi ka gjykuar në shumë gara ndërkombëtare, tani ai është caktuar për në Euro 2024. Prej vitesh Zogaj është një nga anësorët më të mirë në futbollin e Zvicrës, duke qenë edhe në ndeshjet e Champions League.
“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, ka shkruar Zogaj në rrjetet sociale.