HomeAktualeKonjufca në Irlandë kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Konjufca në Irlandë kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

spot_img

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar vizitën e tij të parë bilaterale në Irlanda, ku është takuar me ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti, Helen McEntee.

Gjatë takimit, palët diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Republika e Kosovës dhe Irlandës, duke vlerësuar miqësinë mes dy popujve dhe vlerat e përbashkëta.

U theksua nevoja për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në kuadër të diskutimeve, Konjufca kërkoi mbështetjen e Irlandës për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimi Evropian, veçanërisht në prag të marrjes së presidencës së BE-së nga Irlanda. “Po ashtu, duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Konjufca.

Ai theksoi se Kosova nuk duhet të veçohet nga procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjatë vizitës, ministri Konjufca u takua edhe me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez, si dhe me senatorin Pat Casey, takime në të cilat u riafirmua mbështetja parlamentare e Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës.

Lajmet e Fundit

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes...

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...