“Ukraina nuk do të jetë një Afganistan i dytë”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se votimi i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së për të miratuar një paketë ndihme ushtarake prej 60.8 miliardë dollarësh të vonuar prej kohësh, tregoi se vendi i tij nuk do të braktiset nga perëndimi në përpjekjet e tij për të luftuar pushtimin rus.
Zelensky tha në një intervistë me televizionin amerikan se votimi i së shtunës tregoi se Ukraina nuk do të ishte “një Afganistan i dytë”, qeveria pro-perëndimore e të cilit u rrëzua gjatë një tërheqjeje të udhëhequr nga ShBA në verën e vitit 2021, raporton The Guardian.