Osmani dhe Vuçiq në New York, nesër pasdite përballen në Këshillin e Sigurimit në OKB

Osmani dhe Vuçiq në New York, nesër pasdite përballen në Këshillin e Sigurimit në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën. Atje ka mbërritur edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiq.

Osmani dhe Vuçiq do të ballafaqohen në seancën e së hënës pasdite, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Ajo, thuhet se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Presidenca ka njoftuar se “përgjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara”.