HomeAktualeKEK-u ndal Njësinë A4 si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë

KEK-u ndal Njësinë A4 si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë

spot_img

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë me dije se Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është ndalur në mënyrë të kontrolluar si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, konkretisht në zonën e tejnxehësit.

Sipas KEK-ut, stafi profesional i TC Kosova A ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ka qenë i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje. “Ndërkohë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), në situata të tilla është siguruar një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit të munguar përmes shkëmbimit të energjisë me KESH, deri në rikthimin e njësisë në operim, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike. Lidhur me raportimet se aktualisht në operim është vetëm një njësi nga gjithsej pesë, sqarojmë se këto interpretime janë të pjesshme dhe nuk pasqyrojnë gjendjen reale të sistemit prodhues. Aktualisht, tri njësi (B1, B2 dhe A5) ndodhen në remont të rregullt dhe në proces të zbatimit të projekteve madhore të rehabilitimit dhe modernizimit, konform Bilancit Vjetor Energjetik. Këto ndërhyrje janë të planifikuara dhe thelbësore për rritjen e besueshmërisë dhe performancës afatgjate të kapaciteteve prodhuese”, ka njoftuar KEK-u.

KEK-u ka theksuar se ekipet profesionale janë në gatishmëri të plotë dhe, sapo të krijohen kushtet teknike (pas ftohjes së njësisë), do të bëhet identifikimi i saktë i burimit të rrjedhjeve, pas së cilës do të fillojë menjëherë procesi i sanimit. “Qëllimi mbetet rikthimi i njësisë në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm”, ka njoftuar KEK-u.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...