FFK-ja shqipton dënime ndaj FC Prishtina dhe Faruk Statovcit

FFK-ja shqipton dënime ndaj FC Prishtina dhe Faruk Statovcit

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së ka dënuar me 1200 euro Prishtinën, për “lëshim në organizimin e ndeshjes” ndaj Dritës në Kupë, për shkak të hudhjeve të mjeteve piroteknike nga tifozët.

Ndërsa, trajneri i Phoenix, Faruk Statovci, është suspenduar me dy ndeshje shkaku i kartonit të kuq dhe reagimeve në mënyrë josportive në fillim të pjesën së parë dhe në përfundim të saj ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.