Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Osmani: Moment historik në rrugëtimin evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votimin e Asamblesë parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës e ka quajtur moment historik në rrugëtimin evropian të vendit tonë.
Osmani ka thënë se votimi i sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.
“Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike”,, ka shkruar Osmani.
“Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, ka shkruar osmani në një postim në Facebook.
Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Për votuan 171 deputetë, kundër ishin 29 kurse 11 abstenuan.