Putin flet në telefon me homologun e tij iranian, diskutuan rreth sulmit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi.
Bëhet e ditur se Putin i ka thënë presidentit të Iranit se shpreson që të gjitha palët në Lindjen e Mesme të tregojnë përmbajtje, shkruan Sky News.
Në telefonatën me Ebrahim Raisi, Putin ka folur në lidhje me detajet e sulmit të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill.
Raisi ka thënë se sulmi hakmarrës i Iranit me raketa dhe dron kundër Izraelit të shtunën ishte “i detyruar dhe i kufizuar”, duke theksuar ai nuk kishte interes për përshkallëzim të mëtejshëm.