Sonte mësohen dy ekipet e para gjysmëfinaliste në Champions League
Sonte në mbrëmje do të luhen dy ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e Champions League, ku dhe do të mësohen dy ekipet e para gjysmëfinaliste.
Barcelona pret Paris Saint-Germain në “Estadi Olimpic Lluis Companys”. Katalanasit do të kërkojnë kualifikimin pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Paris. Skuadra e Xavit vjen ndjeshëm e favorizuar, teksa do të mundohet që të administrojë rezultatin e ndeshjes së parë, dhe pse jo që të kërkojë të shënojë sa më shpejt.
Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi pret Atletico Madridin në stadiumin “Signal Iduna Park”. Ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar me fitoren e Atleticos 2-1 dhe gjithçka është e hapur për këtë ndeshje. Verdhezintjë shpresojnë që me mbështetjen e tifozëve të tyre të flaktë të bëjnë përmbysjen e madhe.