Për pesë ditë në Kosovë u vranë dy gra

Për pesë ditë në Kosovë u vranë dy gra

Për pesë ditë ndodhën dy ngjarja tragjike në Kosovë.

Dy gra u privuan nga jeta prej burrave.

Mëngjesin e sotëm në Pejë, Edmond Lajqi, dyshohet se e vrau gruan e tij, Gjyljeta Ukellën.

Krimi ndodhi në banesën e tyre ku jetonin, në rrugën “Bill Clinton”, të këtij qyteti.

I dyshuari u arrestua nga ana e policisë.

Klankosova.tv ka mësuar nga burimet se burri i dyshuar kishte precedentë penal.

Ai ishte dënuar në vitin 2021 me 400 euro për dhunë në familje. Ndërkaq më 12 prill, në Ferizaj u vra edhe një grua nga ish-bashkëshorti.

21-vjeçarja Erona Cokli, u qëllua nga Valon Aliu.

E ky i fundit e plagosi edhe vëllain e saj 15-vjeçar. Krimi kishte ndodhur brenda zyrave të Qendres për Punë Sociale.

36-vjeçari thuhet se kishte të kaluar kriminale.

Sipas Prokurorisë, 36-vjeçari ishte raportuar nga viktima për nxitje të akteve seksuale, duke i premtuar asaj rrejshëm martesë.

I dyshuari aktualisht gjendet në paraburgim duke pritur të dal në gjykim.