Shtëpia e Bardhë: Ndihma për Gazën është rritur në mënyrë dramatike

Shtëpia e Bardhë: Ndihma për Gazën është rritur në mënyrë dramatike

Ndihma humanitare që hyn në Rripin e Gazës është rritur me një sasi të madhe në ditët e fundit, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ndihma është rritur dhe mjaft dramatike vetëm në ditët e fundit,” tha Kirby në një intervistë me MSNBC.

“Kjo është e rëndësishme, por duhet të mbahet”, ka theksuar Kirby.

Komentet vijnë pasi Koordinimi i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) tha në X, 102 kamionë me ndihma ushqimore u koordinuan në Gazën veriore mbrëmë, shkruan Skynews.