Sigal Prishtina kërkon trofeun e tretë të Ligës Ballkanike

Sigal Prishtina kërkon trofeun e tretë të Ligës Ballkanike

Sigal Prishtina do ta ketë një sfidë aspak të lehtë, pasi përballet me skuadrën qipriote,  AEL Limassol, që është organizatore e Final 4 dhe do të ketë përkrahjen e tifozëve.

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 19:30, kurse për vendin e tretë do të luajë Peja, që ndeshet me Lovcenin e Malit të Zi (ora 17:00).

Prishtina ka fituar dy herë këtë garë, dhe është në kërkim të trofeut të tretë. Tre trofe ka vetëm Levski Sofja e Bullgarisë.

Bardhekaltrit kanë triumfuar më 2015 dhe 2016, dhe në finalen e tretë duan trofeun e tretë, shkruan FBK.