“Çdo përshkallëzim mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme”
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit, dhe shprehet se shpreson se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.
Kështu u shpreh i pari i vendit, përmes një postimi në X.
Begaj më tutje thotë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Begaj në X.
“Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”.