Vetëm 50 të prodhuara, Guardiola me orë ekstravagante 1.26 milionë dollarë në ndeshjen kundër Realit
Ndërsa trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po shihte skuadrën e tij duke luajtur kundër Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën, ora e tij ishte temë kryesore e titujve në mbarë botën.
Fillimisht ishte projektuar për 22 herë kampionin e tenisit në Grand Slam, Rafael Nadal për t’u vendosur gjatë ndeshjes dhe kështu çdo element ishte projektuar me kujdes për të minimizuar peshën e tij.
Pjesa e pasme monoblok e orës është bërë nga karboni, duke e bërë atë rezistente ndaj goditjeve dhe gërvishtjeve si dhe tepër të lehta, ndërsa bazamenti prej titani është i lidhur me kutinë me katër kabllo çeliku, secila prej vetëm 0,35 mm (0,01 inç) në diametër.
Guardiola shpesh fiton lavdërime për stilin e tij, dhe dashuria e tij për modën daton që në fillim të karrierës së tij futbollistike; në vitin 1993, ndërsa luante për Barcelona FC, ai shkeli në pasarelë për stilistin spanjoll Antonio Miró.