Pamje nga shpërthimi në Prishtinë, ku cak i sulmit ishte këngëtari Noga (FOTO)

Pamje nga shpërthimi në Prishtinë, ku cak i sulmit ishte këngëtari Noga (FOTO)

Të premten rreth orës 07:00 të mëngjesit, në rrugën “Zekirja Cana” ndodhi një shpërthim, ku u dëmtuan gjashtë vetura.

Siç mëson klankosova.tv, cak i sulmit ishte këngëtari Agon Abdullahu, i njohur si Noga, por fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati të lënduar.

Nga pamjet që ka siguruar Klan Kosova, shihet se përveç automjetit të Nogës, janë dëmtuar edhe vetura të tjera.

Automjeti i dëmtuar nga shpërthimi, i këngëtarit Noga

 

No description available.

No description available.

Rastin për shpërthimin me granatë dore për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ata bën të ditur se nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz. Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit”- njoftoi për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.