Rihanna thotë se dëshiron të ketë më shumë se dy fëmijë: E dua edhe një vajzë

Rihanna thotë se dëshiron të ketë më shumë se dy fëmijë: E dua edhe një vajzë

Aristja e njohur, Rihanna është shprehur se është e hapur dhe e gatshme për të rritur familjen e saj.

Duke folur për Interview Magazine, këngëtarja e cila ka dy djemë me partnerin  ASAP Rocky, u pyet se sa fëmijë të tjerë donte të kishte.

“Aq sa do Zoti që të kem”, është përgjigjur Rihana.

Ajo u shpreh gjithashtu se do të dëshironte të ketë edhe një vajzë.

“Nuk e di se çfarë do Zoti, por do të shkoja më shumë se dy. Do të doja një vajzë. Por, sigurisht nëse është djalë, është prapë gjë e bukur”.

“Gjëja më e bukur është se fëmijët vijnë në botë me individualitetin dhe sinqeritetin e tyre”, është shprehur tutje ajo.