Gjykata Europiane: Të drejtat e njeriut u shkelën nga mosveprimi kundër ndryshimeve klimatike
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi këtë të martë në favor të një grupi të moshuarish zvicerianë, të cilët kishin argumentuar se përpjekjet e pamjaftueshme të qeverisë së tyre për të luftuar ndryshimet klimatike, i kishin vënë ato në rrezikun e vdekjes përgjatë valëve të të nxehtit ekstrem.
Vendimi i Gjykatës Europiane mbi këtë çështje e cila u soll si padi nga më shumë se dy mijë gra zviceriane të moshës rreth 70 vjec mund të ketë një efekt masiv në të gjithë Europën dhe më gjërë.
E gjitha kjo pasi ky vendim mund të vendos një precedent mbi mënyrën sesi gjykatat në mbarë botën do të japin vendimet e tyre bazuar në lidhjet që ekzistojnë mes ndryshimeve klimatike dhe të drejtave të njeriut.
Presidentja e Gjykates Europiane pëe të drejtat e njeriut deklaroi se qeveria kishte shkelu të drejtën e njeriut për jetë private dhe familajre, duke dështuar në zbatimin e politikave të mjaftueshme për të trajtuar ndryshimet klimatike brenda shtetit.
Në vendimin e gjykatës, thuhet se qeveria kishte dështuar të përmbushte objektivat e saj të mëparshme për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë.
Ky është vendimi i parë i këtij lloji i dhënë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe ai gjithashtu është një vendim i detyrueshëm për tu zbatuar.