Operacion i përbashkët me Italinë dhe Gjermaninë, arrestohen 3 persona në Shqipëri për trafik droge

Operacion i përbashkët me Italinë dhe Gjermaninë, arrestohen 3 persona në Shqipëri për trafik droge

Tre persona, pjesë të një organizate kriminale në Itali, janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Sammogia”.

Për të tre këta shtetas, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Operacioni, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani. Në total janë 22 të dyshuar, teksa janë sekuestrouar 26,5 kilogramë kokainë dhe 11 kilogramë marihuanë.

Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.