Osmani kujton masakrën e Rezallës:Autorët e krimit të vihen para drejtësisë

Osmani kujton masakrën e Rezallës:Autorët e krimit të vihen para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 25-të të masakrës së Rezallës, ka thënë se sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e domosdoshme.

Osmani tha se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

“Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës.Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është  e nevojshme dhe e domosdoshme. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.