S’ka të lënduar nga zjarri në objektin në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Nuk ka persona të lënduar nga zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe policia.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.