Hendboll, vashat e Kosovës të gatshme për ndeshjen me Poloninë
Atmosferë e shkëlqyer është te Kombëtarja e Kosovës në hendboll në prag të ndeshjes me Poloninë.
Të mërkurën në mbrëmje, vajzat tona kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë, që është të enjten prej orës 17:45. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Stërvitja e fundit u zhvillua nën urdhrat e selektorit Agron Shabani. Vajzat kanë punuar me zell, ndërsa kanë shprehur optimizëm, duke pranuar njëkohësisht forcën e rivales.
Selektori Agron Shabani, kapitenia Leonora Demaj dhe hendbollistet e tjera kanë premtuar maksimumin në ndeshje, ndërsa shpresojnë në përkrahje nga tribunat për të rritur shpresat për sukses.
Polonia vlerësohet favorite, por në Kombëtare kanë thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe se kjo jep shpresë për sukses.
Ndeshja i takon kualifikimeve për Euro 2024.