Homeballine 2Lajm i mirë për Barcelonën dhe Spanjën, Yamal rikthehet në stërvitje

Lajm i mirë për Barcelonën dhe Spanjën, Yamal rikthehet në stërvitje

spot_img

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka bërë një hap të rëndësishëm në rikuperimin e tij pas dëmtimit, duke u rikthyer në stërvitje në fushë në ambientet e klubit katalanas.

Sulmuesi spanjoll po ndjek një program të rreptë rehabilitimi, pasi pësoi një dëmtim muskulor në muajin prill.

Sipas GOAL, ai ka nisur ushtrimet individuale në fushë, pasi fazën e parë të rikuperimit e kishte kaluar në palestër. Yamal kishte pësuar një çarje të pjesshme të muskulit në këmbën e majtë më 22 prill, transmeton Klankosova.tv.

Stafi mjekësor i Barcelonës ka vendosur të ndjekë një trajtim intensiv, duke shmangur ndërhyrjen kirurgjikale.

Megjithatë, është konfirmuar se lojtari nuk do të rikthehet në fushë për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni me klubin.

Rikthimi gradual i Yamal në fushë shihet si një lajm shumë pozitiv për Spanjën, e cila synon ta ketë në dispozicion në gjysmën e rrugëtimit të tyre në Kampionatin Botëror.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...