Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Në lidhje me këtë është deklaruar avokati i tij, Tomë Gashi, i cili nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e deklaratës së tij.
“Martin Berishaj qysh me 27.01.2023 ka paraqit kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet që kanë dalë në media”, shkroi Gashi në rrjetin e tij social në Facebook.
“Martini tashmë ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tij është konfidenciale”.
“Unë për shkak të kësaj situate si avokat i Martinit nuk mund të ju them asgjë për përmbajtjen e kësaj deklaratë. Shokë e shoqe ju uroj gezuar Pashkët e vikend të mirë”.
Përndryshe, Berishaj dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e kishte zbuluar mediumi slloven, Planet TV.