“Kurti e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit”
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kryeministri Albin Kurti, për herë të parë, e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit.
Siç tha ai, kryeministri e sheh të korruptuar vetëm atë që nuk është në Vetëvendosje.
Në seancën ku po debatohet për kontratat njëburimore, Tahiri tutje tha se ka një frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e këtyre kontratave.
“Ka një frikë shumë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e kontratave njëburimore që shuma e tyre vjen në 209 milionë euro. Kjo qeveri ka kontraktuar 781 kontrata njëburimore të cilat pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit dhe burim i keqpërdorimit”, tha ai.