Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli theksoi se grabitja ka ndodhur nga një person i maskuar nën kërcënimin e armës, teksa shtoi se dyshohet se janë grabitur 30 mijë euro.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistolet) arrinë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

“Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”.