Hovenier: Presim nga kjo qeveri të punojë në partneritet me ne
”Ne presim që kjo Qeveri e Kosovës, ashtu siç kemi pritur nga qeveritë e mëparshme të Kosovës, të punojë në partneritet me ne ndërsa vazhdojmë në përpjekjet tona për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatshëm, shumetnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor”.
Hovenier madje në një event në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në parandalimin e gjenocidit serb në Kosovë, përcolli një mesazh edhe sa i përket marrëveshjeve të deritashme të paimplementuara mes palës kosovare dhe asaj serbe.
”Në këtë kontekst, më duhet të përsëris atë që unë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e kemi thënë vazhdimisht: Rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe konkretisht me mirëbesim dhe zbatimin e plotë të të gjitha angazhimeve. Kosova ka bërë në kuadër të Dialogut”.
”Ndërsa përkujtojmë trimërinë e atyre që qëndruan kundër spastrimit etnik dhe atyre që vazhdojnë të ruajnë paqen sot, ne përsërisim vizionin e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”.
”Ne e shohim stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor si çelësin për avancimin e këtij premtimi, veçanërisht pas pushtimit të pamëshirshëm në shkallë të plotë të Putinit në Ukrainë, ku po shohim shkatërrime dhe katastrofë të paimagjinueshme humanitare”.
”Për Kosovën, urgjenca e integrimit evropian dhe euroatlantik është e qartë; është mjeti për të garantuar sigurinë, prosperitetin dhe liritë demokratike që dëshironi për fëmijët tuaj”.