Sonte fillon spektakli i basketbollit mbarëshqiptar
Për herë të parë, Vlora do të organizojë Final 8 Liga Unike Lajthiza.
Në këtë event të basketbollit garojnë katër klubet më të mira nga Kosova e Shqipëria, për trofeun e çmuar.
Sfida hapëse do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Kamzës, derisa nga ora 18:00 është ceremonia hapëse me shumë mysafirë specialë, e që pritet të jetë madhështore. Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale takohet me fituesin e ndeshjes Besëlidhja-Sigal Prishtina.
Në takimin e dytë do të ndeshen Tirana Neptun dhe Golden Eagle Ylli, kurse fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Peja-Teuta.
Ndeshjet transmetohen në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion dhe Kujtesa për Kosovë.
Orari
27 mars
16:00 Trepça-Kamza
19:00 Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli
28 mars
16:00 Peja-Teuta
19:00 Besëlidhja-Sigal Prishtina
29 mars
16:00 Gjysmëfinalja 1 (Peja/Teuta vs Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli)
19:00 Gjysmëfinalja 2 (Trepça-Kamza vs Besëlidhja-Sigal Prishtina)
31 mars
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja