Kosova sot luan përballë Hungarisë
Kosova sot do të luaj përballë Hungarisë në ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars.
Takimi do të nisë nga ora 19:00, e që do të zhvillohet në Puskash Arena në Budapest.
Hungarezët cilësohen favorit ndaj “Dardanëve” të cilët e fituan ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Franco Foda, duke e mposhtur Armeninë me rezultat minimal 0-1.
Kosova, përpara ndeshjeve në Ligën e Kombeve që do të nisë shtator deri më tani e ka aranzhuar edhe një miqësore, atë përballë Norvegjisë që do të luhet më 5 qershor nga ora 19:00.