Konjufca: Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje

Konjufca: Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar kërkesën e partive të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka thënë të hënën se ai moti ka përkrahur idenë që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje. Kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar Konjufca.

Përfaqësuesit e opozitës edhe të hënën kanë përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti.