Personi që u gjet i vdekur në varrezat e Gurakocit është vëllai i kryetarit të Istogut
Sonte në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut është gjetur një person pa shenja jete.
Personi i cili u gjet i vdekur është vëllai i vogël i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Ndërkaq, në lidhje me rastin, nga prokuroria kanë bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, është shprehur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi