“Fituam absolutisht ndaj Millosheviqit”: James Rubin flet në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

“Fituam absolutisht ndaj Millosheviqit”: James Rubin flet në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Emisari i Posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit – ish-krahu i djathtë i Madeline Albright – James Rubin ka folur në njëzet e pesë vjetorin e intervenimti humaitar të NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, për çka thotë se “fituam absolutisht” dhe se ShBA “arriti objektivat e vet”.

“Sepse Tony Blair, Bill Clinton dhe Madeline Albright u përballën me Millosheviçin dhe kjo është lufta e fundit në të cilën ne fituam absolutisht. Ne i arritëm objektivat tona. Millosheviq shkoi në burg. Dhe pastaj, demokracia erdhi në Serbi për një periudhë të shkurtër kohe. Dhe ne e bëmë atë pa humbur jetën e konsiderueshme amerikane që unë mund të mendoj”, ka thënë Rubin në podkestin “The Rest is Politics”.