Konjufca dhe Bahtiri dalin jashtë Kosove, bëjnë shqiponjën

Konjufca dhe Bahtiri dalin jashtë Kosove, bëjnë shqiponjën

“Nder dhe kënaqësi që së bashku me mikun tim, Glauk Konjufca të jemi në mesin e mërgimtarëve tanë në Gjermani dhe Zvicër. Shqiptarët, pavarësisht ku gjendën, mikpritjen e kanë parim kryesor, me të cilin na e zbardhin fytyrën anë e kënd botës!”, ka shkruar më Facebook ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai ka shtuar se: “M’u bë zemra mal me arritjet e tyre. Edhe pse në vend të huaj, mërgimtarët tanë zotërojnë pozita të rëndësishme duke udhëhequr biznese me rëndësi të madhe për shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Faleminderit për pritjen vëllazërore! Faleminderit që na bëni krenarë sot e përmot! Bashkë do të punojmë për të mirën e atdheut tonë!”.