Po vazhdon programi “Sport në Shkolla”
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka vizituar shkollën “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi të Lipjanit, për të parë nga afër programin “Sport në Shkolla”.
Ajo ka theksuar se përmes programit “Sport në Shkolla” po investohet në kultivimin e një brezi të ardhshëm të nxënësve të shëndetshëm dhe të motivuar për të arritur sukses në të gjitha sferat e jetës.
“Në Sh.F.M.U “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi të Lipjanit aktualisht janë të përfshirë afër 70 nxënës të cilët të ndarë në 2 grupe zhvillojnë stërvitjet e tyre në basketboll 3×3, në 4 ditë të javës”.
“Entuziazmi dhe dëshira e nxënësve për të qenë pjesë e aktiviteteve të këtij programi, si dhe përkushtimi i trajnerëve për të punuar me talentët e kësaj shkolle, përmbushin misionin e programit për të nxitur aktivitetin fizik dhe zhvillimin personal të nxënësve”, ka shkruar Osmani në Facebook.