Rohde: Sarrazin e Kurti patën një diskutim të mirë për Procesin e Berlinit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se kishte një diskutim të mirë mes të ngarkuarin i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe kryeministrit Albin Kurti.
Rohde, në një postim në platformën ‘X’ shkruan se Sarrazin e Kurti biseduan për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale.
“Diskutim i mirë këtë mëngjes mes të dërguarit tonë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rrugën përpara për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale”, shkruan Rohde.