Fuqizimi i grave të Janjevës përmes aftësimit dhe ngritjes së shkathtësive artizanale
Përmes projektit të përbashkët mes Ministrisë së Kulturës, European Union in Kosovo dhe UNDP Kosovo, po vazhdojnë tranimet për gratë dhe vajzat e reja të Janjevës, ka njoftuar MKRS.
Faza e parë e programit të trajnimit për qepje, qëndisje dhe punë dore ka përfunduar dhe pas suksesit të treguar, ky program do të vazhdohet edhe për 6 muaj të tjerë.
Kjo zgjatje do t’ua lejojë këtyre artizaneve të talentuara të përsosin aftësitë e tyre dhe të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt pavarësisë ekonomike.
“Misioni ynë përveq krijimit të mundësive për avancimin e shkathtësive kultivon edhe një mjedis shpresdhënës për fuqizimin e grave dhe avancimin ekonomik të tyre”, thuhet në njoftimin e MKRS’së.