Haradinaj: Unë mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO

Haradinaj: Unë mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.

Ai ka deklaruar se duhet ta thjeshtësojmë punën, “pasi që interesi ynë është të hyjmë në NATO”.

“Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partner i Kosovës nuk ka mosbesim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mosbesim ndaj meje. Kemi ruajtur besimin’’, tha Haradinaj, për RTV21.