Milazim Krasniqi: Akuzat e Ramush Haradinajt për triumviratin Kurti-Osmani-Konjufca, janë tepër të rënda
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar intervistën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në televizionin 10.
Sipas tij, akuzat që bëri Haradinaj ndaj treshes Kurti-Osmani-Konjufca janë tepër të rënda.
“Akuzat e Ramush Haradinajt për triumviratin Kurti-Osmani-Konjufca, janë tepër të rënda. Si ish kryeministër do të duhej të kishte fakte e përgjegjësi për atë që thotë. Haradinaj tha se kjo treshe mujnë me shkaktu luftë, me e ruejtë popullaritetin dhe votën e vet. Nëse për ato që po thotë ka fakte, institucionet e sigurisë duhet të reagojnë e shoqëria duhet të kthjellohet. Thjesht, kjo që po dëgjohet është shqetësuese”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.