HomeAktualeLufti Haziri: Ibrahim Rugova ishte një hap para të gjithëve, Republika e...

Lufti Haziri: Ibrahim Rugova ishte një hap para të gjithëve, Republika e Kosovës mban autorësinë e tij

spot_img

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Haziri, ka vlerësuar rolin historik të presidentit Ibrahim Rugova në rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në ‘Facebook’, Haziri ka thënë se pesha politike e Rugovës nuk përfundoi me vdekjen e tij më 21 janar 2006, por ndikoi edhe në realizimin e ëndrrës së shqiptarëve të Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Ai ka theksuar se Republika e Kosovës mban autorësinë e Rugovës, ndërsa ka vlerësuar edhe kontributin e Adem Jasharit, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit dhe Ahmet Krasniqit në rezistencën dhe luftën çlirimtare.

“Rezistencën e bëmë bashkë, luftën e bëmë bashkë, dhe ajo më madhështorja, Republikën e bëmë bashkë nën udhëheqjen e liderit, i cili ishte një hap para të gjithëve”, ka shkruar Haziri.

Haziri ka kritikuar nostalgjinë për ish-Jugosllavinë dhe figurën e Josip Broz Titos, duke thënë se populli i Kosovës mban mend shumë dhe se Republika ishte kompromisi dhe fitorja më e madhe e shqiptarëve.
Në fund, ai ka bërë thirrje për më shumë bashkim mes shqiptarëve, pavarësisht dallimeve politike.
“LDK, besë e shpresë për Republikën!”, ka përfunduar Haziri.

Postimi i tij:

Ibrahim Rugova, jo që ka pasur rëndësi e peshë politike sa ka qenë në jetë, deri më 21 janar 2006, por pesha e tij ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008. Deshi apo s’deshi dikush, Republika e mban autorësinë e tij.

Ndërkaq, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit.

Pra, rezistencën e bëmë bashkë, luftën e bëmë bashkë, dhe ajo më madhështorja, Republikën e bëmë bashkë nën udhëheqjen e liderit, i cili ishte një hap para të gjithëve.

Edhe foton e Titos ua larguam nga dhomat e shtëpive, emrin e shkruar ua larguam nga librat dhe mendjet e tyre, por nostalgjinë për të, si duket, jo.

Populli mban mend shumë. Republika është kompromisi më i madh që e kemi bërë, rrjedhimisht, kjo ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve.

Hapi tjetër është që të jemi më të bashkuar, pse jo, në dallimet tona, çfarëdo qofshin ato. Me shkaktu procese e realizu ëndrra.

LDK, besë e shpresë për Republikën!

Lajmet e Fundit

Dogana në Merdare gjen mbi 8 kilogramë argjend të fshehur në një lavatriçe

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në...

Presidentja Shiroka Pula mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

Kryeministri Kurti përgëzon futbollistët e Kosovës për paraqitjen ndaj Izraelit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen...

Limaj: Kosova pas 16 shtatorit nuk është më e njëjta, procesi në Hagë nuk i përmbushi standardet e drejtësisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në një diskutim në Universitetin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...