Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kurti ka vlerësuar lojën e përfaqësueses së Kosovës, duke thënë se kartoni i kuq në minutën e 66-të ndikoi në rrjedhën e ndeshjes.
Sipas tij, nëse Kosova nuk do të ndëshkohej me karton të kuq, do të kishte mundësi të shënonte dhe ta fitonte ndeshjen.
“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutën 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa”, ka shkruar Kurti.
Ai ka inkurajuar futbollistët që të vazhdojnë përpara, duke shprehur besimin për fitore në ndeshjet e ardhshme.

