Nënkryetari i Aleancës, Smajl Latifi, Sekretari i Përgjithshëm, Avni Arifi, dhe kryetarja e Rinisë së Aleancës, Albulena Kokollari, u pritën në Kamenicë nga kryetari i Degës, Labinot Skoverqani, së bashku me strukturat e Degës.
Takimi u përqendrua në organizimin dhe funksionalizimin e degës, ku kryetari i Aleancës në Kamenicë, Labinot Skoverqani, prezantoi procesin e riorganizimit, planin e punës dhe aktivitetet e parapara për periudhën e ardhshme njëvjeçare.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, koordinimin ndërmjet strukturave qendrore dhe atyre lokale, si dhe për rolin dhe fuqizimin e Rinisë në jetën politike dhe organizative të Aleancës.
Takime të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Aleancës për të qenë pranë strukturave të saj, për të dëgjuar nga afër nevojat e tyre dhe për të ndërtuar një organizim gjithnjë e më të fuqishëm në terren.

