Erion Veliaj, nga qelia ku po mbahet, i është drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë me një fjalim, në të cilin ka kërkuar debat të hapur dhe llogaridhënie për mënyrën e drejtimit të partisë.
Në mesazhin e tij, Veliaj ka kritikuar atë që e konsideron zëvendësim të debatit me heshtjen, solidaritetit me frikën dhe meritokracisë me besnikërinë personale.
Ai ka kërkuar gjithashtu aktivizimin e procedurës statutore për mocionin e mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.
“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij”, ka deklaruar Veliaj.
Fjalimin e plotë, ai e ka publikuar në faqen e tij zyrtare.

