HomeAktualeDogana e Kosovës prezanton në Bruksel përvojat në luftimin e falsifikimit dhe...

Dogana e Kosovës prezanton në Bruksel përvojat në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë

spot_img

Dogana e Kosovës po merr pjesë në takimin e Grupit të Organizatës Botërore të Doganave (WCO) për Luftimin e Falsifikimit dhe Piraterisë (Counterfeiting and Piracy – CAP Group), i cili po mbahet në selinë e WCO-së në Bruksel.

Në kuadër të këtij takimi, përfaqësuesit e Doganës së Kosovës kontribuan në diskutimet profesionale dhe në panelin kushtuar mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke prezantuar përvojën, praktikat dhe rezultatet konkrete të Kosovës në identifikimin, parandalimin dhe luftimin e produkteve të falsifikuara.

Gjatë prezantimit, vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë dhe bartësit e të drejtave të pronësisë intelektuale si faktorë thelbësorë për një luftë më efektive kundër këtij fenomeni.

Përvoja e Doganës së Kosovës u prit me interes nga Sekretariati i WCO-së, administratat doganore, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e sektorit privat, duke nxitur diskutime dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë të përvojave dhe praktikave profesionale.

Një dëshmi konkrete e këtij kontributi është edhe përfshirja e rasteve dhe përvojës së Doganës së Kosovës në udhëzuesin e WCO-së “Udhëzuesi për zbatimin e masave doganore kundër produkteve mjekësore të kontrafaktuara, të falsifikuara dhe me cilësi nën standard”, duke bërë që përvoja institucionale e Kosovës të jetë pjesë e një dokumenti profesional me rëndësi ndërkombëtare.

Dogana e Kosovës falënderon Sekretariatin e WCO-së për mundësinë e prezantimit dhe ndarjes së përvojës së saj, si dhe të gjithë pjesëmarrësit, panelistët dhe diskutuesit për interesimin dhe kontributin në shkëmbimin e ideve dhe praktikave të mira.

Përtej pjesëmarrjes, ndarja e përvojës dhe kontributi në iniciativat ndërkombëtare janë pjesë e angazhimit të Doganës së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit doganor, mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe garantimin e sigurisë së konsumatorëve dhe shëndetit publik.

Lajmet e Fundit

Lufti Haziri: Ibrahim Rugova ishte një hap para të gjithëve, Republika e Kosovës mban autorësinë e tij

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Haziri, ka vlerësuar rolin historik të...

Dogana në Merdare gjen mbi 8 kilogramë argjend të fshehur në një lavatriçe

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në...

Presidentja Shiroka Pula mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

Kryeministri Kurti përgëzon futbollistët e Kosovës për paraqitjen ndaj Izraelit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...