HomeSportPresidenti Ademi rrëfen rrugëtimin historik të Kosovës drejt UEFA-s dhe FIFA-s

Presidenti Ademi rrëfen rrugëtimin historik të Kosovës drejt UEFA-s dhe FIFA-s

spot_img

Në një intervistë për emisionin “As” në RTK, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka treguar detaje të rëndësishme mbi historinë dhe procesin e gjatë të pranimit të Kosovës në organizatat më të mëdha të futbollit botëror, UEFA e FIFA.

Ademi ka thënë se futbolli i Kosovës nuk ka nisur vetëm në dekadat e fundit, por historia e tij daton mbi 100 vjet më parë. Ai këtu ka përmendur emra legjendarë si Riza Lushta e Naim Kryeziu, të cilët përfaqësuan Kosovën në klube elitare si Juventus dhe Roma. Sipas tij, kjo trashëgimi u ruajt edhe gjatë “gjeneratës së artë” të Prishtinës në ish-Jugosllavi.

Ademi ka thënë se puna për ndërkombëtarizim nisi në rrethana tejet të vështira, atëherë kur FFK u mëvetësua nga sistemi jugosllav në vitin 1992.

“Letra e parë drejtuar institucioneve ndërkombëtare u dërgua nga koha e kryetarit Agim Bytyqit”, tha ai.

Ademi tha se për një dekadë, Kosova ishte “inekzistente” për botën, një periudhë e padrejtë sidomos për talentet e reja.

Pranimi në vitin 2016 në UEFA e FIFA, sipas Ademit ishte rezultat i një lobimi të gjerë, duke filluar nga përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli e familja Shoshi, të cilët mbajtën lidhjet me ish-kreun e federatës gjermane, Wolfgang Niersbach. Ai po ashtu përmendi mbështetjen edhe nga Suedia përmes Albert Bunjakut dhe programit SISU, që patën kontaktet e para me ish-presidentin e UEFA-s, Lennart Johansson.

Gjithashtu, Ademi kujtoi se si presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka mundësoi që delegacioni i Kosovës (Vokrri dhe Ademi) të hynte në Kongresin e FIFA-s në Cyrih si pjesë e delegacionit të Shqipërisë për të lobuar drejtpërdrejt te federatat e tjera.

Gjatë kësaj interviste Ademi vlerësoi lart figurën e të ndjerit Fadil Vokrri, duke e cilësuar si emrin më të madh të futbollit që hapi shumë dyer.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Jérôme Champagne (ish-zyrtar i lartë i FIFA-s) në përgatitjen e aplikacionit, si dhe mbështetjen e Ministrisë së Sportit nën drejtimin e Memli Krasniqit.

Ademi tha se moment kthese në Kongresin e Budapestit ishte interpretimi ligjor i Alasdair Bell, i cili me thënien e tij të famshme: “Kombet e Bashkuara nuk krijojnë shtete, por shtetet i përbëjnë Kombet e Bashkuara” i dha Kosovës të drejtën ligjore për t’u votuar, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Serbia dhe aleatët e saj.

Në përmbyllje, Presidenti Ademi theksoi se suksesi i vitit 2016 ishte një “mozaik” ku secili dha pjesën e vet, përfshirë këtu edhe mediat që luajtën një rol jetik në informimin dhe shtjellimin e kauzës sonë në mënyrë të drejtë.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...